Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër, ai tha se ajo ka implikime të mira për të gjithë në rajon.
“Unë e përsëris mendimin tim dhe të qeverisë, se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka një implikim jashtëzakonisht të mirë për të gjithë në rajon”.
Ai tha se plani franko-gjerman është një bazë e mirë se si të shkohet drejt një zgjedhje përfundimtare.
“Mendoj se plani franko gjermkan është një bazë e mirë se si të shkohet drejt një zgjedhje përfundimtare, unë ftoj në mënyrë kolegiale të dyja palët që të vijnë me një marrëveshje pasi do të jetë arritje e madhe për të gjithë ne në rajon”, u shpreh Abazoviq./Arbresh.info/
Rrahmani: Jemi duke përpiluar planin e qeverisjes për zgjedh...
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...
“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia rikujton Kurti...