Google ADS

Abazoviq: Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen për pajtim

13:36 | 15 Nëntor 2023
A Z

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke komentuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se beson duhet të përpiqen për pajtim.

“Kjo është gjëja që ata nuk e kanë provuar, kanë provuar gjithçka tjetër. Kjo vlen edhe për ne të tjerët. Ky është mesazhi im për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Abazaoviq për gazeten serbe Nova.

Abazoviq ka folur për një takim që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili i kishte treguar për disa grupe kriminale që ndodhen në veri të Kosovës. Sipas tij, negociatat në mes të Kosovës e Serbisë ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i Kurtit.

“Kurti u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i qartë më mua në një mbledhje, se në veri mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe më pas ndodhi sulmi i 24 shtatorit”, ka thënë ai

Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, sulmin e armatosur në Banjskë e cilësoi si një ngjarje që dëmtoi besueshmërinë e Serbisë.

“Nuk hezitoj ta them këtë, por më duhet të theksoj se ajo që ndodhi në Banjskë, i shkaktoi dëmin më të madh autoriteteve në Serbi. Unë thjesht nuk e shoh logjikën në këtë, sepse ai akt krijoi një problem të madh për Beogradin. Pikërisht atëherë e kam fjalën për pasojat politike dhe kemi pasur edhe pasoja tragjike, sepse aty janë vrarë njerëz”, ka theksuar Abazoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme