Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq foli sot në Tiranë për ngjarjet në veri të Kosovës, qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe Tiranës zyrtare.
Ai deklaroi se ishte e papranueshme ajo që ndodhi në veri të Kosovës dhe se Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO-s, teksa tha se kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet.
“Unë e pres hetimin dhe nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk mund të lajnë duart para kësaj pune sepse ka pasur shumë paralajmërime nga ana e Kosovës se atje gjenden njerëz të rrezikshëm. Pra, dhe ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet”.
“Këta njerëz që kanë marrë pjesë në këtë akt mendoj se duhet të ballafaqohen me një dënim shumë të rëndë”, tha Abazoviq.
I pyetur nëse mendon se veriu i Kosovës është tokë e askujt, Abazovic tha se Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kufijtë e saj dhe se për ta nuk ekzistojnë vende të cilat janë ekstraterritoriale.
Lidhur me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, ai deklaroi se veprimet e Ramës janë vetëm për bashkëpunimin dhe paqen në rajon.
“Nuk jam ai që do bëjë kritika ndaj Ramës, pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në drejtim vetëm, si të kemi një rajon ku ka me qenë fokusi më shumë në bashkëpunim dhe paqe. Ne jemi një shtet i cili është i gatshëm për bashkëpunim rajonal. Çdo iniciativë ku mund të jepet kontribut për ne është e pranueshme”, tha ai, shkruan Ballkanweb.
Për autorët e sulmit në Kosovë, Abazovic theksoi se nacionalizmi në trevat e Ballkanit është krijuar prej kriminelëve.
Sa i përket kritikave ndaj dy ndërmjetësve në dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak apo Borrell, ai tha se nuk do të flasë më shumë për ndërkombëtarët, por se “politika e tyre nuk ishte fort efikase dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur para pak ditësh në Kosovë, por në kontinuinitet, me Bosnjën në 1995, në 1999. Duhet të jenë më të qartë për qëllimin përfundimtar. Kështu kemi deklarata të ndryshme nga njerëz të ndryshëm”.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë