Analisti politik Haki Abazi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se janë vetëm 24 orë kohë që të tregohet pjekuria politike, shkruan Arbresh,info.
Ai ka thënë se nuk bëhen ndryshime në këto zgjedhje sërish do te kemi krizë dhe thellim të varfërisë.
“Nëse kthimi nuk behet ne këto zgjedhje, kriza dhe komplikimet dhe ndikimi do te thelloje krizën institucionale me pasoje thellimin e varfërisë deri ne përplasje” ka thënë Abazi.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të tij:
Janë 24 orët e ardhshme për te pare nëse do te ketë pjekuri politike për te bëre kthimin e duhur ne vend apo do te vazhdohet me struktura analfabete te zhytura ne korrupsion dhe krim qe detyrohen te rrezojnë qeverinë nga Zanzibari apo me arsyetime banale.
Nga precedenti i krijuar pas zgjedhjeve te vitit 2014 ku gjykata kushtetuese vendosi ne mënyrë joparimore se partia/koalicioni qe merr me shume vota e ka te drejtën ekskluzive për te formuar qeverinë, rrjedhimisht kjo rregull e përcakton edhe qeverinë e ardhshme para se te shkohet ne zgjedhje. Kjo e bënë te parëndësishme se kush ne fakt është mandatari për kryeministër meçe partia e pare determinon apo e ka hapësirën për te kërkuar ndryshimin e cilit do kandidat. Është ne fakt situate qe kërkon unifikim dhe kapërcim te egove personale për te nxjerre institucione me legjitimet dhe kredibilitet te plote qe do te sfidohet me proceset me te renda qe nga paslufta, përveç agjendës qeverisëse për te kthyer shtetndertimin, zhvillimin dhe për te pemiresuar jetën qytetareve ne përgjithësi:
Nëse kthimi nuk behet ne këto zgjedhje, kriza dhe komplikimet dhe ndikimi do te thelloje krizën institucionale me pasoje thellimin e varfërisë deri ne përplasje./Arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...