Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka treguar se si Lëvizja Vetëvendosja do ta çkapë shtetin kur të formohet qeveria.
Ai ka thënë se do të formohet taskforca e përbërë nga ekspertë dhe procesi tjetër që synon këtë qëllim është përmes vetingut.
“Do të bëhet taskforca që do të përbëhet nga ekspertë brenda sistemit të drejtësisë. Në procesin tjetër paralel do të përgatitet procesi i vetingut. Proces që e bën me integritet edhe prokurorin edhe gjyqtarin”, është shprehur Abazi.
Kandidati për deputet ka thënë se target janë personat brenda drejtësisë që janë bërë pjesë e politikës.
“Drejtësia duhet të jetë pushtet i veçantë, jashtë ekzekutivit dhe legjislativit. Brenda dikasterit të drejtësisë kemi persona që janë ngulfatur, njerëz të ndershëm. Kemi edhe raste kur prokurori është bë pjesë e politikës, andaj edhe LVV’ja ka target këta persona sepse këta persona nuk e kanë vendin në drejtësi”, ka thënë Abazi në Pressing.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...