Abazi: Thaçi po e përdor Mustafën për të përçarë shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në

17:54 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi po e përdor kreun e LDK-së, Isa Mustafën për të përçarë e luftuar kushtetutshmërinë, shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në.

Në një shkrim në facebook Abazi ka thënë se ata që janë në listën e zezë të Amerikës dhe që kanë probleme me ligjin dhe kushtetutën e Kosovës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve, shkruan arbresh.info.

Postimi i plotë:

Para dhe gjatë luftës, Thaçi ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar LDK, ndërsa tani po e përdor Mustafën për të përçarë e luftuar kushtetutshmërinë, shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në.

Ata që janë në listën e zezë të Amerikës dhe që kanë probleme me ligjin dhe kushtetutën e Kosovës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve, e as nuk i kontribuojnë demokracisë dhe marrëdhënieve me shtetet demokratike.

Pyetjet e Thaçit nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit dhe gjithashtu, as nuk mbulojnë shkeljen e Kushtetutës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme