Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z.Haki Abazi, ka pritur sot në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.
Në këtë takim, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Znj. Apostolova theksoi në veçanti mbështetjen dhe përkushtimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në strukturimin e Ministrive, reformën në Administratën Publike dhe përkrahjen në sistemin e Drejtësisë si dhe Arsimit.
Zëvendëskryeministri Abazi, shprehu gjithashtu vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fusha konkrete dhe angazhim për të arritur rezultate që drejtpërsëdrejti përmirësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëherazi përafrojnë vendin tonë me Bashkimin Evropian./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...