Gjatë ditës zëvendëskryeministri Haki Abazi është takuar me ekipin nga korporata Sfida e Mijëvjeçarit nga të cilët ka marrë përkrahje për rritjen ekonomike të Kosovës.
Korporata Sfida e Mijëvjeçarit – Ekipi i MCC nga Ambasada Amerikane përkrah rritjen ekonomike për Kosovën, veçanërisht rreth sigurisë energjetike dhe transparencës së sundimit të ligjit, shkruan portali arbresh.info.
“Sarah Olmstead, Drejtoresha Rezidente e Korporatës u takua me zëvendëskryeministrin Haki Abazi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit Luan Dalipi për të adresuar pengesat e rritjes ekonomike. Misioni i ShBA-së përmes ekipeve si ky e mbështet Kosovën drejt arritjes së potencialit të saj të plotë si partner amerikan në avancimin e qëllimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./arbresh.info/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...