I pyetur nga arbresh.info se pse PAN-i nuk po i tregon deputetët që ka arritur ti siguroj nga partitë tjera për ta formuar Qeverinë, analisti Haki Abazi tha se këta deputet do të mbahen të fsheh deri në ditën e votimit për të mos pasur kërcënime dhe shantazhe.
” Askush nuk i tregon emrat për të ruajtur që të mos ushtrohet presion dhe jam i bindur qe do të ruhen këta emra deri ne fund” tha Ai
Beteja për ti krijuar numrat është e domosdoshme është një beteje e brendshme e partive dhe koalicioneve dhe krejt natyrshme që do të shohim lëvizje të atyre që kanë fituar mandatet sidomos nga partitë që mund të kenë vija të hirta të përcaktimeve ideologjike dhe kundërshti politike të vjetra.
Abazi shpreson se nuk do të ketë shitje të votës nga deputetët për ta formuar qeverinë si në rastin e votimit të presidentit Hashim Thaçi
Shpresoj që nuk do të këtë lëvizje nëpërmjet shantazheve dhe kërcënimeve apo shitje klasike të votës çfarë e kemi parë në të kaluarën por kjo prapë është e mundur në një demokraci të re te brishte dhe të ndikuar. Askush nuk i tregon emrat për të ruajtur që të mos ushtrohet presion dhe jam i bindur qe do të ruhen këta emra deri ne fund. E kam fjalën për ata qe mund të negocojojne” tha ai/arbresh.info/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%