Haki Abazi, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar rreth rastit të tmerrshëm që ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku disa infermiere kanë rrahur një grua të moshuar.
Abazi, pamjet e shpërndara përmes një video ku shihen infermierët duke goditur të moshuarën, ka thënë se janë pamje të një çmendurie.
Ai ka shtuar se, shoqëria jonë duhet të adresojë këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendor por edhe nëpërmjet ligjit.
“Dhuna duhet dënuar dhe adresuar seriozisht. Pamjet e rrahjes së nënës së moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, janë pamje të një çmendurie, dhe ato që shikonin e qeshnin me këtë akt çemendurie janë po aq fajtore. Shoqëria jonë duhet të adresoj këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendorë por edhe nëpërmjet ligjit”, ka thënë Abazi.
Ndryshe sa i përket rastit, janë arrestuar dy të dyshuara. /arbresh.info/
lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/5-arrestohen-dy-infermiere-per-rrahjen-e-te-moshuares-ne-peje/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...