Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur më shumë rreth deklaratës së tij drejtuar Isa Mustafës – Kryetarit të LDK-së, për të cilin ka thënë është duke e luajtur të çmendurin për të ikur nga përgjegjësia e humbjeve në zgjedhje.
Abazi në Edicionin Special ka theksuar se LDK-ja nuk është duke mundur ta përballojë faktin se i kanë humbur zgjedhjet në Podujevë, njofton Klan Kosova.
“Nuk mendoj që ka fjalor fyes aty, mendoj që Mustafa edhe njerëzit e tij janë më shumë në tension. Kjo pas asaj që është konfirmuar se ata kanë tradhtuar sovranin dhe vendimin e tyre të zgjedhjeve të 6 tetorit. Mustafës, kjo i është treguar qartazi në Komunën e Podujevës, ku kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi, atje ka fituar pa balotazh”.
“Ata në vend se të merren me çështjet e brendshme në partinë e tyre, duan ta zhvendosin debatin dhe fokusin diku tjetër”, ka thënë Abazi.
“Fjalët që kishte thënë mbrëmë Isa Mustafa në emisionin tuaj në Rubikon, nuk i shkojnë një profesori dhe kryetari të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata nuk janë duke mundur të përballen me faktin se kanë marrë një notë ndëshkuese në Podujevë”.
Pas kërkimfaljes së Driton Selmanajt në Rubikon ndaj atyre që kanë mundur të lëndohen nga deklarata e tij e dhënë në Kuvend për të pagjeturit, Abazi ka thënë se VV nuk ka kërkuar kërkimfalje por dorëheqjen e tij.
“Nuk e kemi kërkuar kërkimfalje nga Selmanaj, ne kemi kërkuar dorëheqjen e tij. Sepse në vazhdimësi ai ka injoruar edhe raportimin në Komisionin parlamentar për të pagjeturit, pos kësaj edhe deklarata në Kuvend, nuk i lejohet askujt të bëjë fyerje në publik e aq më pak një personi që pozitë publike”
“Ai edhe sot në emision i ka fyer elektoratin duke i quajtur si provincialë dhe të paedukatë se e kanë mbështetur kinse transformimin e formuar nga LVV”, ka thënë Abazi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...