Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Hashim Thaçi po përpiqet të mbajë status quon në Kosovë dhe të pengojë ndryshimin.
Abazi, në RTV Dukagjini, ka thënë se ka një pol në Kosovë që është Hashim Thaçi që po mundohet të gjej zbrazëtira mes LVV-së dhe LDK-së në mënyrë që të mbetet situata siç ishte para zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ai ka thënë se mosarritja e marrëveshjes mes LVV dhe LDK do të ishte goditje për të dy subjektet politike, përcjell Telegrafi.
“Jam shumë optimist që brenda LDK-së masa e njerëzve brenda organeve të partisë janë të interesuar që të shtyjnë para arritjen e marrëveshjes dhe largimin e çdo pengese për këtë koalicion”.
Abazi ka thënë se në këto 15 vite nuk ka sinonim më të madh se Vetëvendosje për ndryshim.
“Mendoj që shumica e votave edhe për LDK-në janë vota për ndryshimin e madh…Vetëvendosje është 100 për qind e interesuar për të ndërtuar koalicionin qeverisës”.
Ai ka thënë se edhe nëse negociohet gjashtë muaj të tjera marrëveshje ideale nuk të të ketë.
I nominuari për zëvendëskryeministër nga Vetëvendosje thotë se nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicion, situata do të kthehet në pikën zero dhe për Kosovën mund të ketë shumë të panjohura.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...