Deputeti i pakënaqur i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka kritikuar Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Sipas Abazit, ndër të metat që ka ky Projektligj është kuota gjinore e mbetur 30% dhe mos votimi direkt i Presidentit/es të shtetit, raporton Arbresh.info.
“Si luftojmë ne për barazi gjinore kur e mbajmë kuotën gjinore të UNMIK-ut në zgjedhje, 30% për gratë. Ajo duhet të bëhet 50%, sepse në të kundërtën ne po diskriminojmë 50% të popullatës. Pse nuk është bërë votimi direkt për Presidentin e Republikës, ai apo ajo nuk duhet të votohet nga deputetët, dhe ky ka qenë premtim i Qeverisë para se të vinte në pushtet”, tha Abazi në Kuvend.
Ai kritikoi edhe fjalimin e kryeministrit Kurti për lehtësimin e votimit për diasporën, duke thënë se ai këtë e bën vetëm për vota.
“Kryeministri e përmendi diasporën meqë ka nevojë për vota, sepse pas zgjedhjeve ne harrojmë kush është diaspora e krejt investitorët nga ta. Kjo është bërë vetëm sa për të thënë që kemi konsensus, por jo që ka diçka në përmbajtje”, tha Abazi./Arbresh.info.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion