Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi, ka deklaruar se Kosova nën drejtimin e Albin Kurtit do të merrte pjesë në Samitin e Shengenit Ballkanik.
I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Abazi argumentoi se duke marrë parasysh figurat që janë në krye të shtetit sot, duke filluar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, është vendim i drejtë që ata nuk marrin pjesë, pasi “kanë shitur” me pazare vendin e tyre. Ndryshe nga ata, shprehet Abazi, Kurti në atë takim do i bënte disa gjëra ta qarta Serbisë, më kryesorja reciprocitetin.
“Kosova mungonte me të drejtë. Nuk kam besim te udhëheqësit aktual të Kosovës, Thaçi, Haradinaj. Tek Albin Kurti unë kam besim që do bënte një përfaqësim të denjë. Do bënte mirë të ishte dhe të bënte të qartë reciprocitet me Serbinë. Në Beograd (ku do të mbahet Samiti i radhës) nuk e di. Para se të shkojmë në Beograd, Albin Kurti dhe Rama duhet të bëjnë disa takime bashkë, për të parë disa interesa të përbashkëta. Rama ka vajtur shumë larg. Vajtja e tij në Beograd ku kërkoi njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e mirë, por e pamjaftueshme. Nuk ka përmendur gratë e përdhunuar, viktimat e luftës, nuk ka folur për 22 miliardë euro që Serbia ia ka borxh Kosovës”, tha Abazi.
Mes kritikave për Mini- Shengenin, sipas së cilit është ngritur mbi bazën e një “gënjeshtre”, pasi sipas tij, tregtia e lirë është e pamundur të arrihet, Abazi tha se do ishte zgjedhja më e mirë që të kishte pikë së pari një bashkëpunim ekonomik dhe politik mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri, dhe më pas mes shteteve të tjera të rajonit.
“As brenda BE-së s’ka tregti të lirë. Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë përplotësuese, do ishte logjike që së pari t’ia nisim bashkëpunimin e Kosovën. Ky është argumenti ekonomik, dhe duhet të jetë edhe në aspektin politik. Pse ky nxitim i Ramës të nisë këtë projekt pa pjesëmarrjen e Kosovës”, tha ai.
Ai është ndalur të flasë edhe politikën e brendshme në Kosovë. Kur kanë mbetur më pak se 72 orë për krijimin e qeverisë së re, Abazi akuzoi LDK-në se po bën një lojë të pisët, duke shtuar se kërkesa e kreut të kësaj forcë politike, Isa Mustafa për të marrë postin e presidentit është më tepër shkak për të prishur koalicionin.
” Mua më duket më shumë se shkas për ta prishur koalicionin. Vjosa Osmani është tërhequr, Isa Mustafa pretendon postin e presidentit, që edhe po të donim nuk ia japim dot. Edhe Bundestangu na e ka thënë që qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re, jo presidentin. Mund të jetë edhe një lloj presioni nga LDK. Ne kemi qenë zemërgjerë që lëshojmë pe për vendin e portit të kryetarit të Kuvendit. Mundet LKD të bëj koalicion me të tjerët ose mundet që të shkojmë në zgjedhje. Lojë e pisët që po luhet. LDK të reflektojë, të krijojmë një qeveri të re që e kanë votuar qytetarët”, përfundoi Abazi.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...