Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka komentuar deklaratat e Xhavit Halitit i cili ka thënë se Serbia po përgatit skenarë për hyrje në veri të vendit.
Deputeti i PDK-së tha se sipas burimeve të tij, Serbia ka disa skenarë të përgatitur për ta sulmuar veriun e Kosovës.
“Rreziku është permanent dhe unë nuk e di si punojnë shërbimet tona, por unë kam të dhëna që ata i kanë disa skenarë që i kanë përgatitur për mundësinë e sulmit, apo okupimit të veriut të Kosovës që është një rrezik dhe është një problem në të cilin jemi ballafaquar në diskutime, unë po e them atë që perëndimorët e dinë”.
Abazi ka thënë se nuk i ka dëgjuar ato deklarata por ka shtuar se Kosova është e unifikuar më shumë se kurrë. Gjithsesi ai ka thënë se Serbia koordinon veprimet me Rusinë.
“Unë nuk mund të merrem me deklaratat e zotëri Xhavit Haliti pasi nuk kam informata pse ka lëshuar një deklaratë të tillë. E dyta është se Serbia është një partner i Rusisë shpesh i kopjon dhe i koordinon veprimet me të. E cila nuk është shtet që mund t’i besohet dhe ka filluar 5 luftëra e ka kryer gjenocid në Bosnjë e Kosovë. Gjendja e shtetit të Kosovës është krejt tjetër prej asaj që ka qenë. Nuk mund të përjashtohet se merr detyra nga Rusia”, tha ai në T7.
“Jo nuk mendoj. Nëse ndonjëherë kemi qenë të unifikuar, është sot”, përfundoi ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...