Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se rreziku i ndarjes së Kosovës ka kaluar.
“Unë mendoj se ka kaluar rreziku i ndarjës së territoreve”, është shprehur Abazi.
Ai tha se nga shtatori i vitit të kaluar, populli ka treguar se nuk lejon qeverisje tjetër brenda territorit të Kosovës.
“Në protestat 29 shtator të vitit të kaluar populli ka treguar se nuk lejon asnjë qeverisje tjetër brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Abazi.
Marrëveshjet e ngjashme, Abazi i ka quajtur të rrezikshme.
“Marrëveshjet nëpër skuta e dhoma të errëta janë të rrezikshme dhe kanë konsekuenca tepër të mëdha”, tha Abazi në pressing.
Tutje, Abazi çështjen e kufirit e krahasoi me Kutinë e Pandorës.
“Loja me kufi është sikur hapja e Kutisë së Pandorës”, shtoi Abazi.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?