Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se ka dyshime që greva e sindikatave është duke u përdorur për agjenda politike. Duke folur në “Lajmet e Fundit” në RTK, Abazi ka thënë se punëtorët duhet t’i kërkojnë të drejtat e tyre në çdo instancë, por duhet dialog i sinqertë në këtë drejtim.
“Jo gjithmonë sindikatat ka qenë në pjesën e detyrës së vet. Nganjëherë kanë bërë anime politike. Tash mbetet të shihet se a ka konotacion politik përbrenda kjo grevë. Do të duhej që gjendja e punëtorëve të jetë shumë më e favorshme, por kjo nuk ka qenë gjithmonë agjendë e sindikatave e as e institucioneve në të kaluarën”, ka thënë Abazi.
Ai tutje ka thënë se jo shpesh janë dëgjuar sindikatat duke folur për kualitetin e punës, për mbrojtjen e punëtorëve, për kushtet e tyre etj.
“Kemi punëtorë që kanë vdekur në vendin e punës edhe në sektorin publik edhe në atë privat dhe nuk e kemi pasur këtë qasje të sindikatave në të kaluarën. Presioni që sindikatat e vendosin sidomos këtë qeveri jep sinjale se sindikatat mund të përdoren për agjendë politike”, ka shtuar Abazi.
Ai ka thënë se arsimtarët dhe të gjithë punëtorët meritojnë shumë më shumë, edhe sa i përket pagave edhe kushteve të punës, por jo domosdoshmërisht sipas tij kjo të përkthehet në agjendë politike.
“Nëse qëllimi i cilësdo sindikatë është vendosja e Qeverisë në presion për agjendë politike, duhet të gjejmë forma për të diskutuar direkt me punëtorët”, ka nënvizuar Abazi.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...