Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Abazi në dpt te Fidani në T7 ka komentuar një deklaratë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili kishte deklaruar se ish-emisari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1.
Abazi tha se është e qartë se roli i Grenellit ishte destruktiv në të gjitha aspektet.
Tutje ai shtoi se këtë formë të qasjes së tij e blen vetëm Arben Gashi.
“Në secilën demokraci ndodhin edhe aksidente. Grenelli ka qenë aksident në demokracinë amerikane, shpresoj shumë që Grenelli të mos përseritet kurrë më në formën se si është përfaqësuar interesi amerikan. Një aksident si Grenell i cili vjen këtu dy ditë para zgjedhjeve komunale, është krejt e qartë se roli i tij ka qenë destruktiv në të gjitha aspektet e mundshme”, tha Abazi.
“Edhe vetë Amerika, edhe presidenti Biden kur ishte vetëm kandidat kishte dërgu sinjale që kjo është komplet joracionale çfarë po tentohet të bëhet nga Grenelli në Ballkan. Këtë formë të qasjes së Grenellit e blen veç Arben Gashi që është sinonim me fjalinë e tij se serviliteti është bërë paradigmë e shtetit. Ideja kur thotë që na ka thënë 7 6 5 4 3 2 1. Nuk flitet më për emrin e përvetshëm të Arben Gashit. Është për servilitetin të cilit i nënshtrohet legjitimiteti qytetar që bëhet në zgjedhje”, shtoi Abazi.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...