Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ndërsa biseduan për masat kundër coronavirusit.
Në këtë takim po ashtu u diskutuan në detaje masat, që ka marrë shteti italian në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.
Ambasadori italian Orlando shprehu gatishmërinë për të qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe ndarë përvojat e shtetit italian në preventivën dhe masat e tjera parandaluese, por edhe veprimeve konkrete të ndërmarra nga institucionet për minimizimin e përhapjes së tij, në rast të paraqitjes së këtij virusi në Kosovë.
Ai tha se situata në Itali është shumë serioze dhe praktikisht, Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet e tjera përveç shërbimeve më themelore dhe urgjente.
Ambasadori Italian Orlando ka sugjeruar qe Kosova të jetë shumë vigjilente dhe e gatshme për t’u mobilizuar, për shkak se është e rrethuar nga vende të cilat tashmë janë prekur nga ky virus.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...