Ka 10 ditë që kur ka përfunduar tryeza e fundit e përbashkët e partive politike, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Para VV-së tryezën e para e kishte thirrur Lidhja Demokratike e Kosovës e pas saj edhe Partia Demokratike e Kosovës. E tani radhën e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Mirëpo, këta të fundit ende nuk e kanë caktuar kohën e mbajtjes së kësaj tryeze, madje kjo nuk pritet të ndodh gjatë kësaj jave.
Në një prononcim për Indeksonline, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se ata po presin që të përfundojnë seancat e Parlamentit, pastaj për t’u mbledhur si grup punues dhe të vendosin për kohën e mbajtjes së tryezës.
“Si të përfundojnë seancat e Parlamentit, menjëherë grupi punues mban takim dhe vendos për kohën e tryezës. Kanë mbetur edhe tri debate e interpelanca, gjë që është e mundshme që krejt këtë javë me qenë me seancë”, ka deklaruar Selmanaj.
Ndryshe, këto tryeza të nisura nga LDK, po bëhen me qëllim të hapjes së mundësive të reja, që subjektet politike të debatojnë dhe të gjejnë rrugë-zgjidhje për temat më të rëndësishme të vendit, e për të cilat nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Megjithëse qëllimi është ky, analistët politik kanë kritikuar tryezat e partive politike që janë mbajtur deri më tani.
Ata patën deklaruar ditë më parë se partitë politike kanë devijuar temat në tryezat e mbajtura deri më tani, dhe kjo u dëshmua edhe në tryezën e fundit të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje e cila do të duhej të diskutonte për dialogun me Serbinë, dhe në vend të kësaj tryeza përfundoi duke folur për zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...