AAK thërret konferencë

08:05 | 1 Gusht 2024
R J

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në zyrën qendrore të AAK’së, në lagjen Arbëria.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës, por ajo mbahet një ditë pasi Presidentja Vjosa Osmani organizoi një takim konsultativ me liderët e partive për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ndryshe, Haradinaj ka propozuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar.

Të ngjashme