AAK: Shtyrja e vendimit për Haradinajn, përpjekje për menjanim politik të tij

09:50 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Colmarit që vendimi për Ramush Haradinajtn të jepet më 6 prill.

AAK, përmes një komunikate ka vlerësuar se vendimi për shtyrjen e seancës është abuzim me drejtësinë, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë reagimin e AAK-së:

Shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë, është abuzim me drejtësinë. Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshmë se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të  Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë.

AAK, dyshon se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për menjanimin politik të tij.

Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme