Janë bërë 40 ditë që kur është ndaluar në Francë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me një fletarrest të lëshuar nga autoritetet serbe.
Menjëherë pas këtij ndalimi kishte reagime të shumta nga liderët e vendit.
Madje ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kishte rënë në kontakt të drejtpërdrejtë më zyrtarët francez duke premtuar se Haradinaj shumë shpejt do të lirohet, por që faktikisht kjo nuk ndodhi.
Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe në përgjithësi institucionet e vendit nuk kanë bërë pothuajse asgjë në lidhje me lirimin dhe kthimin e Haradinajt në vend, transmeton Indeksonline.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria në përgjithësi e kanë bërë minimumin e mundshëm, nuk kemi parë ndonjë angazhim të madh apo së paku ndonjë angazhim që ish dashtë me pas”, ka thënë Gjini.
Gjini shpreson që Haradinaj do të mund të kthehet në Kosovë edhe para datës 2 mars që është parashikuar si datë kur do t’i kumtohet vendimi i trupit gjykues
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor