Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës ka shkrehur shqetësimin për shkeljet e shumta që iu bëhen të drejtave të punëtorëve. Prandaj, kjo parti thotë se do të angazhohet që në vitet në vijim, punëtorët të mos kenë arsye të protestojnë, por që të festojnë.
AAK ka ka shprehur shqetësimin e për numrin e madh të punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës.
“Kosova, vendi ku të drejtat e punëtorit shkelën në masë të madhe. Mos zbatimi i ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës,kushtet e rënda të punës,siguria në vendin e punës, siguria e shëndetit vazhdojnë të jenë ankesa e shumë punëtorëve kosovarë e ku me më fatalitet është sektori i ndërtimtarisë, ku sipas statistikave në pesë vitet e fundit kanë humbur jetën 61 punëtorë, ndërsa 220 të tjerë janë lënduar në vendin e tyre të punës”, thuhet në deklaratën e AAK-së.
Partia e Ramush Haradinajt ka thënë se Dita ndërkombëtare e punës Kosovën e gjenë edhe në mungesë të zbatimit të ligjit të punës dhe kontratës kolektive. Shkelja e të drejtave të punëtorit sipas AAK-së fillon që nga momenti që punëtori punësohet, pasi punësimi bëhet pa kontrata të punës, me orar të stërzgjatur 10-12 orë, duke mos u kompenzuar puna jashtë orarit të punës. Punëtorit i ndërpritet marrëdhënia e punës pa paralajmërim nga punëdhënësi.
“Gjithashtu të drejtat e punëtorëve në Kosove shkelen edhe kur punëtorëve nuk ju paguhet as Trusti Pensional ,sigurimi shëndetësor,pushimi i lehonisë të drejta këto të gramatura me ligjet në vend. Por mos respektimi dhe shkelja e të drejtave të punëtorëve nuk përfundon as këtu. Punëtorët në vend ballafaqohen edhe me mos respektim të pushimit javor dhe vjetor,e për më keq nga gjithë kjo që u tha më lartë qëndron sektori privat , ku përveç tjerash në këtë sektor nuk kanë as sindikata për të drejtat e punëtorëve e nuk ka as nivel angazhimi nga inspektorati i punës dhe neglizhenca e këtij inspektorati ne kryerjen e detyrave për të cilat e obligon ligji e vështirëson edhe më shumë respektimin e të drejtave te punëtorëve dhe në njëfarë mënyre i kontribuojnë shkeljes të të drejtave të punëtorëve”, thuhet më tej në deklaratën e AAK-së.
Më tej, kjo parti ka folur për shkeljet në sektorin e arsimit, mësimdhënësve nuk ju paguhet shujta, gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend evropian.
Poashtu një tjetër çështje që duhet urgjentisht të rishqyrtohet sipas AAK-së është niveli i përcaktuar i pagës minimale, e cila është më tepër si ndihmë sociale se sa pagë.
AAK konsideron se Dëshmi për të gjitha këto që u thanë më lart ishte eksodi masiv i qytetarëve drejt azilit ekonomik për shkak të mos gjetjes se një vendi pune dhe shpresave të fituara për përmirësimin e jetesës.
“Prandaj AAK, do të angazhohet që “Një Maji” në vitet që vijnë të krijojë kushte dhe infrastrukturë që punëtorët në Kosovë të festojnë dhe jo të protestojnë . Urojmë që punëtorët të kenë shëndet dhe të kalojnë këtë ditë të tyre në mënyrën sa më të mirë që ata dinë ta bëjnë në këto kushte kaq të pavolitshme për ta”, përfundon komunikata e Departamenti për punë dhe mirëqenie sociale të AAK-së.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...