Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka mbajtur sot një konferencë në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike, të paralajmëruar nga muaji prill.
Lekaj para gazetarëve ka thënë se ky vendim është një ‘shok’ për popullatën dhe e ka quajtur këtë vendim si absurd, raporton arbresh.info
Për këtë, ai ka përmendur disa arsye: “Nuk shihet e arsyeshme të ketë një rritje të dytë të çmimit, dhe aq më pak të ketë rritje të çmimit për 14%. Ne kemi pritur ulje apo kthim të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë. Qeveria Kurti vitin e kaluar i subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve ju rriten tarifat për më shumë se 100%. KEK-u është në gjendje stabile dhe ka eksportuar miliona euro energji, nëse kjo nuk zbërthehet në të mirën e qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit. Qeveria ka hapësirën kohore dhe buxhetore që me shtetet fqinje të krijojë stabilitet shtetëror ku Kosova do të sigurohet në aspektin e energjisë për vitin 2023-2024”, tha Lekaj.
Sipas Lekajt, gjendja jo e mirë e qytetarëve, nuk lejon edhe një rritje tjetër të çmimit të rrymës, në të kundërtën, po stimulohet ikja e të rinjve jashtë vendit.
“Një familje s’po mundet të sigurojë as shportën familjare, e të mendosh se do të ndodhë edhe një rritje e çmimit është e paarsyeshme. Me këto rritje po stimulohet ikja e qytetarëve nga vendi”, deklaroi ai.
Tutje, ai paralajmëroi protesta, në rast se rritet me të vërtetë çmimi i energjisë elektrike për qytetarët.
“Ne jemi kategorik kundër kësaj rritje dhe nuk do të lejojmë qe kjo të ndodhë. Do ta bëjmë në Kuvend, komisione dhe në takim me qytetarë. Nëse është nevoja do të dalim edhe në protesta”, përfundoi Lekaj.
Dje, është diskutuar në Kuvend lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët duke filluar nga muaji prill, bazuar në propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE). /arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë