Google ADS

AAK reagon ndaj falsifikimeve me kartela identifikuese në Vraniq dhe Nëpërbisht

14:05 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

“Shprehim shqetësimet tona si subjekt politik lidhur me tentimin e pengimit te procesit të votimit dhe falsifikimet e kartelave identifikuese të stafit të KQZ-së, 2 persona janë prezantuar me begja të falsifikuara kinse janë vëzhgues të subjektit politik LDK.” -thuhet në komunikatën e AAK-së derguar mediave.

Më tutje në këtë komunikatë thuhet se, njëri ështe gjetur në qendrën e votimit 2409 Vraniq, në dhomën nr 3 ku ka qen prezent si vezhgues edhe drejtori i kultures Nuhi Llugaxhiu anetar i kryesis se LDK-se, ndërsa tjetri në qendrën e votimit 2416 në Napërbisht në dhomën nr 1.”

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Shtabi Zgjedhor AAK Therandë

19.11.2017

Komunikatë për media

Shprehim shqetësimet tona si subjekt politik lidhur me tentimin e pengimit te procesit të votimit dhe falsifikimet e kartelave identifikuese të stafit të KQZ-së, 2 persona janë prezantuar me begja të falsifikuara kinse janë vëzhgues të subjektit politik LDK.

Njëri ështe gjetur në qendrën e votimit 2409 Vraniq, në dhomën nr 3 ku ka qen prezent si vezhgues edhe drejtori i kultures Nuhi Llugaxhiu anetar i kryesis se LDK-se, ndërsa tjetri në qendrën e votimit 2416 në Nëpërbisht në dhomën nr 1.

Lusim organet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme sipas kompetencave që kanë, të sigurojn një proces demokratik dhe të sigurt të votimit

Veprimet e tilla janë denigruese dhe kanë për qëllim pengimin dhe shkaktimin e panikut tek qytetarët, Andaj bëjmë thirrje për organet kompetente që të sigurojnë daljen e pa penguar të qytetarëve në votime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme