AAK: Qeveria e Mustafës s’meriton udhëheqje, të shkojmë në zgjedhje!

10:24 | 1 Prill 2017
M. A.

Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ka arritur t’i zbatojë premtimet e saja për qytetarët e vendit. Kësisoj, sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë për ‘Indeksonline’ se ka vite që prej se e ka marr mandatin kjo qeveri vendi ka ngele në vend numër. Sipas saj, nëse analizohet puna dhe përformanca e këtij ekzekutivi, atëherë shihen qartë se dështimet janë të shumta.

“Posa është formuar kjo qeveri populli ishte i dëshpëruar dhe i pa shprese. Përmes rrugëve ilegale për një jetë me te mire kërkon shpëtim ne vendet perëndimore. 100.000 mije qytetar braktisen vendin. Me imponim deputetët votuan Gjykatën Speciale ku dënohen krimet e luftës gjoja te kryera nga UÇK-ja. Nënshkruan dy marrëveshje të dëmshme për vendin asociacionin dhe demarkacionin të parën gjykata kushtetuese konfirmoj që çdo nen i Asociacionit është në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë ajo.

Më tej, Kadrijaj thotë se me vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ky i fundit ka përfituar më shumë territor.

“Populli me 200.000 mijë nënshkrime kundërshtojë këto marrëveshje pastaj protesta gjithë popullore ma masivet mbas lufte po prapë qeveria injorante dhe e pa përgjegjshme po injoron kërkesat popullore. Ska prosperitet as ne arsim as shëndetësi, gjendje te rende ekonomike dhe sociale andaj e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet”, është shprehur ajo.

Mandati duhet që t’i kthehet qytetarit pasi që, sipas saj, kjo qeveri s’ka legjitimitet dhe e njëjta ka ‘blinduar’ proceset edhe me anë të Listës Serbe.

“Populli i Kosovës e meriton ta ketë një Qeveri të përgjegjshme. E meriton ta ketë ushtrinë e vet dhe stabilitet ekonomik e social e meriton te ketë lëvizje te lire e jo te jetë i izoluar e te gjitha këto kjo qeveri nuk di ta sjell. Andaj sa ma pare qe shkon ne shtëpi kjo qeveri aq ma mire për vendi!”, ka përfunduar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme