AAK propozon rezolutë për dialogun Kosovë-Serbi, deputetët nuk e votojnë

12:37 | 16 Mars 2022
V. S.

Rezoluta e propozuar nga AAK në seancën e 24 dhe 25 shkurtit, në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka kaluar në Kuvend.

21 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë ndërkohë 43 kanë abstenuar, dhe si pasojë e kësaj, nuk pati numër të mjaftueshëm që të kalojë si rezolutë.

AAK nëpërmjet kësaj rezolute kishte paraparë:  1. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë në nivel politik dhe jo në atë teknik, si dhe të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës. 2. Dialogu duhet të fokusohet në njohje të ndërsjellë dhe në ulëse në OKB./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme