Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u bë mollë sherri në mes koalicionit qeverisës LVV-LDK.
Madje për këtë gjë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dje pasdite mblodhi Kryesinë e partisë ku morën vendim për të dalë nga koalicioni me LVV-në.
Mustafa deklaroi se Kryesia e LDK-së ka vendosur të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të mos heqjes së taksës dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit.
E këtë mocion të LDK-së do ta përkrahë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kështu ka deklaruar për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.
“Edhe pas mbas seancës së fundit ata nuk lanë miq për t’i mbrojtur sot, por tinëzisht na mashtruan nuk ka asnjë arsye që të mos votohet mocioni. Dihet që qëllimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj.
Telegrafi ka provuar të marrë qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, kryeministri Kurti mbrëmë në konferencë për media tha se LDK-në e kanë dhe duan ta kenë partner koalicioni.
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...