Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha ka pritur sot në takim anëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat, me të cilët ka biseduar për një marrëveshje të mundshme.
Sipas njoftimit të AAK-së, takimi ishte frytdhënës dhe në të cilin u morën vendime të rëndësishme.
“Sot në selinë qendrore të AAK-së, u takuan grupet punuese të AAK-së dhe BKD-së, ku u pritën nga sekretari organizativ i AAK-së z.Ali Berisha dhe anëtari i kryesisë z Smajl Latifi. Në takim të pranishëm ishin nënkryetari i BKD-së Bekim Baftiu, sekretari i përgjithshëm Nikollë Perkaj, këshilltari i lartë politik dhe sekretari për media Faik Krasniqi, dhe anëtari i kryesisë Fadil Curri. Takimi mes drejtuesve të AAK-së dhe të BKD-së ishte shumë frytdhënës dhe u dakordua që grupet punuese të takohen prapë brenda disa ditëve, deri në finalizimin e mundshëm të marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...
Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në ...
Haddad: Franca vend mik i Kosovës, do të mbështesim zhvillim...
Gjuriq: Serbia nënshkroi letrën mbështetëse për Guterresin
Princi Harry dhe Meghan Markle blenë një shtëpi në Europë