Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk po lë asgjë pa bërë për pak pushtet.
Kadrijaj i ka numëruar disa veprime të gabuara të Kurtit, duke përmendur kërcënimet e deputetëve me arrestime, leje që i është dhënë ish-ministrit të shkarkuar Jaballanoviq si dhe citimin e Kushtetutës së Serbisë në kërkesën e parashtruar te Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Për pak pushtet Albin Kurti po shkelë mbi gjithçka. Po kërcënon deputetët me arrestime ndërsa Jabllanoviqit që fyu nënat gjakovare i jep leje për levizje të lirë. Po i hap rrugët Serbisë për të hyrë në Kosovë, por mbi të gjitha citoi Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kushtetutë, e cila në Nenin 182 të saj përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”, në asnjë formë kjo kushtetutë nuk duhet të citohet për pak pushtet.
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe as një parti politike e as ndonjë institucion nuk duhet të iu referohet një dokumenti që Kosovën nuk e njeh si shtet.
Turpi i juaj për pushtet nuk ka te ndalur.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...