Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbledhur sot strukturat drejtuese për të diskutuar zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi, mbarëvajtja e koalicionit qeveritar dhe performancën e zyrtarëve të AAK-së në qeverinë aktuale.
Po ashtu u diskutua edhe gjendja e krijuar pas propozim aktakuzave ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Përmes një komunikate për media, AAK ka fillimisht iu ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur anëtarët e tyre si pasojë e Covid-19.
Në komunikatë thuhet se AAK nuk e përkrah bllokimin e vendit, kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe bllokimin e ekonomisë.
“Aleanca nuk përkrah bllokimin e vendit, kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe bllokimin e bizneseve dhe ekonomisë. Përkundrazi, Aleanca konsideron se bizneset dhe qytetarët duhet të mbështeten sa më shumë me grante e subvencione, që do ndihmojnë në kapërcimin e krizës aktuale”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivel koordinatorësh, sepse sipas këtij subjekti politik, është kthim mbrapa në pozicionin e Kosovës.
“AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë e AAK-së:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot strukturat më të larta drejtuese për të diskutuar për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur familjarët me Covid-19.
Aleanca fton qytetarët e vendit, të respektojnë udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, në mënyrë që sa më shpejt të dalim nga kjo pandemi.
Aleanca nuk përkrah bllokimin e vendit, kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe bllokimin e bizneseve dhe ekonomisë. Përkundrazi, Aleanca konsideron se bizneset dhe qytetarët duhet të mbështeten sa më shumë me grante e subvencione, që do ndihmojnë në kapërcimin e krizës aktuale.
AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës.
AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve. Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit.
Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat ekziston rreziku që po rrëshqasim. Aleanca do të jetë si gjithmonë konstruktive në interes të vendit në rast të zgjidhjeve politike të cilat janë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.
Këshilli Drejtues i AAK-së e ka autorizuar kryetarin Haradinaj që në emër të Aleancës të zhvillojë çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do vjen në rend të ditës.
Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?