Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në RTV 21 deklaroi se AAK nuk pajtohet që postin e presidentit ta marrë Vetëvendosja, dhe se kandidati i tyre për president është Ramush Haradinaj.
“Nuk pajtohemi me propozimin që posti i presidentit t’i mbetet LVV-së. Ne kemi kandidatin tonë për president dhe ai është Ramush Haradinaj”.
“Duhet të bëhet tash procesi i zgjedhjes së presidentit. Ne kemi nevoje për proces të negociatave dhe vendimmarrjes. Ky proces duhet të përkojë me pozicionin e secilës parti politike, pozicioni jonë është transparent edhe partitë tjera duhet t’i shprehin pozicionet e tyre në pjesëmarrjen qeverisëse”.
Selimi ka thënë se AAK nuk ka vota për ndonjë president tjetër pos Ramush Haradinajt.
“Ne duhet të tregojmë bindjen tonë pse kandidati ynë duhet të jetë president. 14 votat e grupit të AAK-së janë vota që mbështesin vetëm Ramush Haradinajn, deklaroi ndër të tjera Selim Selimi./telegraf/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...