Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi me 23 janar të vitit të kaluar kishte deklaruar se nëse deri në fund të vitit 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.
Në lidhje më këto deklarata Kuçi në një prononcim për kallxo dje tya se e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe se pritet të shqyrtohet.
Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se deputeti Blerim Kuçi ka ofruar me shkrim në parti dorëheqjen e tij, mirëpo siç deklaroi ai, Kryesia e AAK-së ende nuk ka marrë vendim.
E pavarësisht dorëheqjes së ofruar, Selmanaj tha se deklarata publike e Kuçit për ofrimin e dorëheqjes ka pasur të bëj vetëm me përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës.
“Ne të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kriteret sipas vlerësimit të BE-së. Kështu që nuk mbetet përgjegjësia apo faji as te parlamenti, as te Kosova në këtë rast që nuk janë liberalizuar vizat”, ka theksuar ai.
Problematikë tjetër e pranimit të kësaj dorëheqje nga ky deputet, sipas Selmanajt është edhe mandati i skaduar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili ka mbetur peng i mos emërimit të anëtarëve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Janë edhe këto vështirësi në këtë proces në rastin e z. Kuçi”, përfundoi deputeti nga AAK.
Edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Shkumbin Demalijaj tha se ai si deputet dhe anëtarë i AAK-së nuk do ta pranoj dorëheqjen e Blerim Kuçit, e sipas tij ngjashëm do të veproj edhe partia në fjalë.
Demalijaj gjithashtu tha se deputeti Kuçi dëshiron që ta mbajë fjalën, mirëpo sipas tij, mosliberalizimi i vizave nuk ka qenë vendim i varur nga deputetët e Kosovës.
“Subjekti politik, grupi parlamentar por edhe vetë kryetari e kryeministri duhet të ndërmarrin hapa e të mos lejohet, për shkak se nuk ka diçka që nuk është mosvepru. Është vendim i Këshillit të Ministrave të Parlamentit të BE-së edhe ai duhet me vazhdu me punën. Më mirë është me pas përgjegjësi se sa me ikë prej përgjegjësisë”, theksoi deputeti Demalijaj.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...