Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, ka thënë se partia e tij nuk e komenton vendimin e Gjykatës Supreme, që çon Istogun në rivotim.
“Vendimin e kemi marrë me shkrim – Gjykata Supreme ka vendosur ta aprovojë vendimin e PZAP-së që çon Istogun në rivotim”, ka thënë Tolaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
“AAK nuk e komenton vendimin e gjykatës, por kemi frikë se do të krijohet precedent. Por sfidë do të mbetet lista e votuesve. Skema e njëjtë është përdorur edhe në raundin e parë të zgjedhjeve”.
“Kur të gjitha votat shkuan për Haki Rugovën askush nuk tha asgjë, ndërsa e kundërta ndodhi kur ato shkuan për Gani Dreshajn, i cili do të jetë kryetar i kësaj komune”, tha Tolaj.
Tolaj i është kundërpërgjigjur edhe Haki Rugovës i cili tha se “Istogu, vendlindja e Ibrahim Rugovës do të mbetet e LDK-së”.
“E vërtetë se Istogu është vendlindja e Rugovës, por atë do ta fitojë Gani Dreshaj”, tha ai. /Klan Kosova
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...