Deputeti, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë për arbresh.info lidhur me qeverinë Kurti se nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për rrëzimin e kësaj qeverie, dhe se kjo qeveri nuk ka arritur t’i përmbush premtimet e bëra dhe se e meriton rrëzimin nga opozita.
“Sa i përket Qeverisë Kurti, kuptohet që ne nuk i kemi numrat e bollshëm që ta rrëzojmë, mirëpo ajo që po vërehet dhe nuk po shkon sipas parashikimeve apo sipas premtimeve që i ka bërë Qeveria Kurti, e meriton një rrëzim edhe nga opozita”, tha ai.
Ai shton se, Qeveria Kurti do të duhej të rrëzohej nga qytetarë sepse për një vit nuk kanë përfituar asgjë dhe nuk është përmbush asnjë premtim i tyre.
“Sikur t’i kishim numrat që ta rrëzojmë Qeverinë Kurti nuk do të kishim hezituar, dhe sidomos edhe nga qytetarët e Kosovës sepse për një vit nuk kanë përfituar asgjë dhe nuk është përmbushur asnjë premtim i tyre”, tha Lekaj.
Tutje, Lekaj thotë se sa i përket rrëzimit të qeverisë Kurti, gjithçka mund të ndodh sepse ka pakënaqësi të qytetarëve të cilët janë zhgënjyer, dhe të gjitha premtimet gjatë fushatës kanë qenë vetëm një mashtrim.
“Sa i përket mandatit të Qeverisë Kurti, gjithçka mund të ndodh për shkak se ka pakënaqësi të qytetarëve të cilët janë zhgënjyer nga kjo qeveri sepse të gjitha gjërat që i kanë premtuar gjatë fushatës, mendoj që kanë qenë vetë një mashtrim”, tha deputeti i AAK-së.
Rikujtojmë se, Qeveria aktuale e Kurtit është formuar më 22 mars të vitit të kaluar, duke pasuar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat Lëvizja Vetëvendosja e Kurtit ka dalë e para./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...