Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur në takim kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri pas takimit përmes një postimi në Facebook.
“Në takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, diskutuam edhe njëherë Ligjin për Skemat Pensionale, i cili diskriminon pensionistët kontributdhënës e më së shumti mësimdhënësit”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka njoftuar SBAShK-un për iniciativën për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.
“Lidershipin e SBAShK-ut e njoftova se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se jemi në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, SBAShK-un e informova edhe për iniciativën tonë për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, si veprim për të bërë pagë të dinjitetshme për të punësuarit në administratën shtetërore”, ka përfunduar Tahiri./Arbresh.info