Më nënshkrimet e 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës të hënën është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërinë së dekretit të presidentit lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pas kësaj procedure për medie kanë folur përfaqësuesit e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së dhe NISMA-së, shkruan arbresh.info.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se Presidenti ka bërë shkelje dhe do të sfidojnë vendimin e tij.
“Sapo dërguam ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të sfiduar vendimin e Presidentit përkatësisht dekretin e tij që ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Ne konsiderojmë se na janë shkelur të drejtat tona si Grupe Parlamentare dhe besojmë se Gjykata Kushtetuese do të na jap të drejtë”, ka thënë Sherifi.
Ndërsa Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së ka thënë se fillimisht u janë kërkuar emrat e për këtë konsiderojnë shkelje.
“Zyra e presidentit ka kërkuar nga të gjitha Grupet Parlamentar të dërgoj emrat për anëtare të KQZ-së dhe ne i kemi dërguar dhe konsiderojmë se është bërë shkelje pikërisht duke mos u emëruar apo zbatuar ajo kërkesë e Presidentit”, ka thënë ai.
E shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se kjo është pluralizëm.
“Në këtë ankesë që e kemi bërë në Gjykatë edhe një prej betejave tona të përbashkëta është pluralizëm pra kjo është një betejë për pluralizëm”, ka përfunduar Sejdiu./Arbresh.info/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...