Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar paralajmërimin për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.
Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së Aleancës.
Kryesia siç thuhet në njoftim ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme, ku ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës.
Sipas tyre, përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset.
Protesta pas vendimit për ngritjen e çmimeve të energjisë ka paralajmëruar edhe PSD.
Njoftimi i plotë i AAK-së:
AAK shqyrton mundësinë e organizmit të protestave për çmimin e energjisë
Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Aleancës, është diskutuar për situatën aktuale politike në vend.
Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme. Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset.
Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.
Aleanca ka përkrahur dhe do të lobojë vazhdimisht për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, ku do të jepet mundësia që qytetarët, brenda vendit apo në diasporë, do të kenë mundësinë e dhurimit të mjeteve financiare për zhvillimin e Ushtrisë.
Kryesia e AAK-së, ka krijuar grupet punuese për monitorimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet. Poashtu, janë formalizuar edhe udhëheqësit apo koordinatorët e departamenteve, Seksionit për strategji dhe analizë, Forumit Ekonomik dhe zyrave profesionale./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...