Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë ku ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, pozicionin ndërkombëtar të Kosovës si dhe aspektet e organizimit të brendshëm të partisë.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për zhvillimet politike tha se Kosova është duke humbur hapin për shkak se qeveria aktuale është e fokusuar në ato që mund të cilësohen si fitore të vogla dhe e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha, që janë jetike për të ardhmen e vendit, përcjell Arbresh.info.
Ai tha se fitore e të gjitha fitoreve do të ishte sikur Kosova ta merrte ftesën për anëtarësim në NATO, në samitin e madh historik që do të mbahet në muajin korrik në 75-vjetorin e NATO-s.
Kryesia e Aleancës, ka aprovuar planin veprues për vitin 2024, që përshin tri faza.
“Ky plan ka për synim mobilizimin e të gjitha potencialeve njerëzore të Aleancës, si dhe vendosjen e një standardi të zbatimit të obligimeve të marra dhe raportimit të rregulltë brenda strukturave. Plani parasheh që në fazën e parë të intensifikohet komunikimi i brendshëm në të gjitha nivelet e organizimit partiak. Ndërsa gjatë fazës së dytë, rëndësi të veçantë do t’i kushtohet komunikimit me kuadro të profilizuara për sektorë specifik, në nivel komunal dhe qendror. Faza e tretë, do të përfshijë aktivitetet masive të frymës dhe mesazhit për zgjedhjet parlamentare”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...