Google ADS

AAK mban tryezë për taksën 100%, tregon arsyen pse s’duhet të hiqet

10:28 | 24 Shkurt 2020
M. A.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një tryezë ku pikë e rendit ka qenë taksa 100 % ndaj produkteve serbe.

I pari që ka hapur këtë diskutim ishte deputeti Gazmend Abrashi.

Abrashi ka treguar një nga një arsyet pse Kosova duhet të vazhdoj të mbaj taksën 100 për qind.

Sipas tij, mos implementimi i marrëvesheve të arritura dhe shkeljet e vazhdueshme të CEFTA-s që në bazë ka parimin e reciprocitetit marrëveshjet e ndërsjella tregtare që burojnë nga CEFT, kryesisht nuk janë respektuar dhe janë përbuzur nga Serbia.

“Ka kaluar kohë e gjatë kur Kosova ka filluar negociatat më Serbinë për marrëveshjen e ashtuquajtur teknike. Nga këto bisedime nga Brukseli janë sjellë rreth 40 marrëveshje ndërshterore. Përkundër raportimeve të rregullta nga ana e Kosovës në Bruksel, për mos implementimin e marrëveshjeve të arritura si dhe shkeljeve të pareshtura të CEFTA-s që në bazë ka parimin e reciprocitetit marrëveshjet e ndërsjella tregtare që burojnë nga CEFT, kryesisht nuk janë respektuar dhe janë përbuzur nga Serbia.

Si rezultat i kësaj situate kemi rritjen e pakënaqësisë tek qytetarët. Vendosja e tarifës doganore 100% ndaj Serbisë ishte instrumenti i vetëm më të cilin do të reagonte Kosova ndaj të gjitha veprimeve destruktive të Serbisë qe po cenojnë shtetësinë e Kosovës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme