Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se të gjithë nënpunësit e kësaj partie do ta kenë pushim ditën e hënë për shkak të festës së Flamurit.
Me këtë njoftim, Shefi i GP të AAK-së ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë ku thuhet se të hënën nuk do të pushojë asnjë institucion shtetëror.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që më 30 nëntor, e hënë, të punohet, me qëllim solidarizim me punëtorët shëndetësorë.
Postimi i plotë:
Të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar.
Urime! (sic. DautHaradinaj)
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...