Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2025 dhe do ta kundërshtojnë fuqishëm.
Në konferencën për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se buxheti për vitin 2025 nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm.
“Në bazë të asaj që kemi parë, buxheti i kësaj qeverie që po e përfundon vitin e katërt, është buxheti që konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik i cili ia ka varrosur shpresën 80 mijë qytetarëve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme, buxheti i cili nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm dhe buxhet i cili nga ne do të kundërshtohet fuqishëm. Buxheti duhet të rishikohet në mars të vitit 2025”, u shpreh Tahiri.
Ndryshe, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është marr vendim që të hënë e ardhshme të mbahet seanca e radhës plenare me vetëm një pikë në rendin e ditës, e që është buxheti për vitin 2025./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...