AAK kundër qeverisë Hoti, nuk duan mbyllje totale të vendit

11:51 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një deklaratë për media është shprehur kundër mbylljes totale të vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Albena Reshitaj, deputete nga kjo parti thotë se nuk janë për mbyllje totale të shtetit, megjithë rritjes së fundit të infektimeve të reja me koronavirus.

“Ne si pjesë e politikës duhet të analizojmë gjerat para se të shkojmë me një mbyllje totale. E ftojmë Qeverinë që të analizojë gjendjen para se të shkojmë me një mbyllje totale”, u shpreh ajo.

Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti pritet të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 12:00 pikërisht për të njoftuar lidhur me masat e reja anti-Covid./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme