Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk po e përkrah Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nëse do të ketë ankesa për këtë Projektligj, i gjithë procesi i racionalizimit do të kthehet në pikën zero.
Ai kërkoi të dihet se ku ka mbetur Ligji i Pagave.
“Ne kemi në një situatë goxha të vështirë të Kuvendit sepse vala e racionalizimit është shumë e nevojshme dhe në procesin e reformimit padyshim do ta kesh mbështetjen e AAK-së. Kemi ardhur në përfundim që shumica e agjencive nuk preken në substancën e ofrimit të shërbimit. Është mirë që ky ligj shumë pak i prek disa agjencione. Ne jemi në një situatë fatkeqësisht kemi opinion të zyrës ligjore që na thotë se nuk mundeni me një ligj të vetëm me riorganizu katër ligje tjera”, tha Tahiri./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...