Google ADS

AAK kritika Qeverisë për mos veprim pas ngritjes së çmimeve

13:40 | 1 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ngritja enorme e çmimeve dhe stabiliteti i ekonomisë bëri sot bashkë përfaqësues të shoqatave, e të bizneseve në tryezën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se ngritja e çmimeve është arsyeja e kësaj konference dhe diskutimi me pjesën më të prekur.
“Ne i kemi ngrit këto dy debate parlamentare që ka të bëjë me ligjin e pagave pasi që rritja e pagave e forcon konsumin -fuqinë blerëse, si dhe temën e ngritjes së çmimeve. Arsyeja se pse kemi nis me pas një politik proaktive parlamentare është se ne kemi dashtë që para se të shkojmë në seancë të bisedojmë me shoqata që janë të prekura nga kjo”, tha Tahiri.

Deputetit Pal Lekaj, tha se kjo rritje e çmimeve është duke ndikuar në shportën esencial të qytetarëve.
” Tregu vendor po përballet me një rritje të çmimeve të shportës esenciale, sidomos kategoritë e shoqërisë që janë në skemën sociale e po ashtu edhe bizneset që janë duke ardhur deri tek falimentimi”, tha Leka.

Leka tutje tha se kjo gjendje Qeverinë e Kosovës e ka zënë në befasi.

“Qeveria është zënë në befasi pasi që nuk janë duke marr masa që të përballojnë këtë gjendje dhe sipas ekspertëve kjo rritje është e papërballueshme për qytetarët tash kur jemi edhe në kohë pandemie është akoma më e keqe”, tha Lekaj.

Arian Vranica sekretari i përgjithshëm në shoqatën e gastronomëve, tha se gastronomia është duke e përjetuar më shumë rritjen e çmimeve.

“Ngritja e çmimeve është një gjë që lidhet direkt me gastronominë. Që nga shtatori i kaluar kemi pasur një rritje të çmimit prej 1%, tek ato esencialet. Ka pasur frik tek ky sektor me ngritjen e çmimeve pasi që ekziston mundësia që të humbasin konsumin”, tha Vranica,

Agim Shahini nga AKB, tha se nëse vazhdohet në këtë mënyrë kriza ekonomike do të thellohet

“Ne jemi duke menduar që si ta rrisim ekonominë në vend, por nëse vazhdojmë në këtë mënyrë kjo krize do të thellohet edhe më shumë për punëtorin nëse nuk do të ketë rritje të pagave. Si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore do të kemi ngritje të çmimeve në secilin”, tha Shahini, raporton arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme