Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e sheh si me urgjencë mbajtjen e debatin parlamentarë për alternativën e energjisë si dhe projektin e gazit.
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të kësaj partie, në një deklarim për medie, pas dëshmimit të mbledhjes së kryesisë, tha se dështimi i kësaj mbledhje ka qenë i qëllimshëm, ku ishte paraparë edhe pika për debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC.
Ai ka thënë se Qeveria nuk ka dhënë asnjë argument për projektin e gazit.
“Ne kërkojmë që sa më shpejt të ndodh ky debat parlamentarë. Nuk besoj që ka qenë e qëllimshme kjo mungesë e kuorumit sot. Për ne si grup parlamentar është më urgjencë të ndodh ky debat parlamentarë. Qeveria s’ka dhënë as ni argument për këtë çështje dhe kjo është e dëmshme për Kosovën dhe më urgjencë duhet të kthehet ky vendim pasi është tu e dëmtuar Kosovën”, tha Tahiri./arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...