Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar që të ftohet në interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri gjatë një konference për medie, shkruan Arbresh.info
Tahiri tha se, ekonomia është buzë kolapsit si dhe qytetarët janë të shtyrë që ta lëshojnë vendin.
“Ndërhyrja e Qeverisë në strukturën e të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore ka qenë shumë e dëmshme në rrjedhat e zhvillimit në vend duke i ngritur normat e tatimit në njërën anë, e në anën tjetër duke i bllokuar investimet kapitale. Vetëm për dy vjet qeverisje janë bllokuar rreth 500 milionë euro të investimeve kapitale, me çka është dëmtuar ekonomia e vendit për rreth 200 milionë euro si pasojë e inflacionit dhe vonesës se investimeve kapitale”.
“Gjendja e rëndë socio–ekonomike në vend, e krijuar nga niveli i lartë i inflacionit, rritja e çmimeve të konsumit, shtrenjtimi i çmimit të energjisë dhe vendimi për rritjen e tatimit në pronë, ka bërë që qytetarët të përballen me vështirësi të shumta”.
“Rritja e pagave në sektorin publik do të ishte zgjidhje që do të lehtësonte sado pak këtë situatë, pasi kjo është kërkesë e kohës. Kjo rritje do të duhej të ndodhte menjëherë me rishikimin buxhetor dhe kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit të përgjithshëm por edhe indirekt në rritjen e pagave në sektorin privat. Nëse ky veprim nuk ndodh menjëherë, Kosova rrezikon të zbrazet dhe të mbes pa shumë profesionistë të zotë”.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka proceduar Projektligjin për paga, që duhet të kalojë në procedura paraprake dhe publike.
Ky legjislacion duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare ndërsa hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë. /Arbresh.info/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...