Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Avni Arifi, ka kërkuar të mbyllin tregun e Kosovës për produktet e Serbisë sa herë kjo e fundit pengon Kosovën për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Arifi ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë rrënjësisht politikën ndaj Serbisë.
Sipas tij retorika dhe veprimet e qeverisë së Serbisë kanë imponuar që Kosova:
Të mos kërkojë tërheqjen e emrave të Komandantëve por të kërkojë nga INTERPOL-i ekstradimin e: Të gjithë Komandantëve të stacioneve policore Serbe në komunat e Kosovës gjatë procesit të spastrimit etnik në Kosovë; Shefit të Ushtrisë Serbe Dikoviç Konform dëshmive të Komitetit për të drejta të njeriut në Beograd; Zyrtarëve të sigurimit shtetëror Serb te njohur për torturat e bëra në Kosovë.
Nëse Kosova pengohet në anëtarësimin e saj në organizata ekonomike të mbyllet menjëherë tregu i Kosovës për çdo produkt apo shërbim nga Serbia.
Nëse Kosova pengohet në anëtarësim në UNESCO të ndërpritet çdo bashkëpunim me shtetin dhe shoqatat nga Beogradi në avancimin e trashëgimisë kulturore.
Nëse Kosova pengohet në lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj e njëjta aplikohet për qytetarë të Serbisë (përjashtim Lugina)
Nëse tabelat e veturave të Kosovës nuk pranohen në Serbi, as të tyre nuk pranohen në Kosovë
Nëse ata me mburrje thonë se kurrë nuk do ta njohin shtetin e Kosovës as Kosova kurrë nuk do të njeh asnjë interes ekzistues të Serbisë në Kosovë./Arbresh.info
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...