Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili vie nga radhët e AAK-së ka folur, për postin e presidentit, problem ky i cili sipas tij duhet të zgjidhet brenda gjashtë muajsh që nga dorëheqja e Hashim Thaçit.
Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës e përcakton se Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka të drejtë të ushtrojë detyrën e postit të Presidentes, më së shumti për gjashtë muaj, njofton Klan Kosova.
Megjithatë ai ka thënë se deri në këtë afat, subjektet politike duhet të gjejnë formulën për këtë çështje, e cila do të mbante në stabilitet gjithë vendin.
”Ne kemi stabilitet të mjaftueshëm, që ta gjejmë unitetin tash e ta mbajmë vendin stabil”.
”I gjithë spektri politik ashtu siç spektri politik duhet të mblidhen e ta gjejnë formulën. Për mua është e padrejtë të hyjmë në formulat politike. Por ne si AAK kemi ofruar zgjidhje”.
”Kemi ofruar kapacitetet tona që të jemi pjesë e kësaj zgjidhjeje. Pjesë e kësaj zgjidhjeje është që të gjithë duhet të bëhen bashkë e të zgjedhin presidentin”.
Më tej për Klan Kosovën, përfaqësuesi i AAK-së, përsëriti qëndrimin e tyre këmbëngulës se nuk votojnë propozim tjetër për president, përveç Ramush Haradinajt.
”Është keq të lëshohem në kalkulime politike, por pozita jonë është e qartë, jemi pjesë e këtij uniteti dhe mendojmë që mund të kontribuojmë me presidentin”.
”Nëse e quani këmbëngulësi, ne jemi e vetmja parti që ka qenë transparente me pozicionin e saj. Ne kemi vetëm një propozim, dhe ai është Ramush Haradinaj”.
”AAK me vullnetin e deputetëve që ka në Kuvend, është zotuar që do ta përkrahë vetëm kandidatin për president. Ramush Haradinaj”.
”Ne kemi qenë transparent qysh para shumë kohe. Ne sot kemi bërë të parët thirrje që të mblidhemi dhe ta garantojnë këtë unitet”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...